Hoteli ynë

I krijuar për të arritur ekselencën Xheko Imperial, boutique hotel luksoz është i pozicionuar  në një vend perfekt pranë qendrës së qytetit, pas Presidencës Shqiptare dhe afër Parkut Kombëtar të Tiranës.

Përveç vendndodhjes së shkëlyqer, në zemër të jetës kulturore, sociale dhe të biznesit të qytetit, Xheko Imperial  nën pamjen e një Pallati Mbretëror ka detaje arkitekturore unike për të dhënë ndjesinë e përjetimit të një akomodimi të paharrueshëm.

Historia e këtij hoteli Boutique filloi në vitin 1992 dhe ka qënë një privilegj mikpritja e një klientelë që përfshin ambasadorë, drejtues shteti, trupë diplomatike, artistë dhe biznesmenë ndërkombëtarë, duke ruajtur një reputacion të vërtetë që nga ajo kohë.

Hoteli përmban 71 dhoma të dekoruara në mënyrë klasike me mobilje druri të cilësisë së mirë, duke ofruar intimitet përveç luksit dhe shume elegancë.

Bar Restoranti Roof Top në tarracë, si një oaz floreal ofron pamje të mrekullueshme të qytetit ndërsa shijon specialitete të kulinarisë shqiptare dhe të huaj.

Ne krenohemi me stafin tonë, një kombinim njerëzish entuziastë dhe profesionistë.

Sepse kënaqesia e mysafirëve tanë varet nga përpjekjet, dashuria dhe fuqia e punës së  bashkuar të ekipit tonë.

Xheko Imperial është definicioni i mikpritjes luksoze në një shkallë të lartë.