Inspironi të gjithë shqisat tuaja

Xheko Imperial ka dy restorante të cilat ofrojnë gatime të reja inovatore, shërbimin profesional dhe mikpritjen, si dhe dy bare të cilat ofrojnë atmosferë elegante ku mund të shijoni kafene në mëngjes, kokteile ose  ëmbëlsira të shijshme pasdite.

Xheko Imperial ofron dy bare, atë  te lobit dhe barin e Roof Top në tarracë. Bari i lobit ofron shërbim të shkëlqyer dhe krijon një atmosferë të ngrohtë dhe relaksuese ndërsa restorantet tona një kuzhinë të shkëlqyer të arreduar me një dekor elegant. Bari Roof top krijon atmosferën e natyrës brenda qytetit me  pamje të mahnitshme dhe panoramike të Tiranës dhe maleve përreth.

Lobby Bar

Lobby Bar i vendosur në zemër të hotelit ofron një atmosferë elegante dhe relaksuese. Mund të jete vendi juaj i eventeve apo dasmë suaj.

Roof Top Bar

Roof Top Bar është vendi më i vecantë ku mund te shijoni kafenë e mëngjesit ose kokteile speciale mbasdite i cili rrethohet nga një dekor elegant dhe ofron pamje të mrekullueshme panoramike të Tiranës.

Restoranti Roof Top

Shefat e kuzhinës në Xheko Imperial krijojnë çdo pjatë që balancon shijet dhe nuancat e përbërësve lokalë të përgatitur për të krijuar specialitete gastronomike që shfaqen si ‘shije për të mos u harruar, shije te një vendi në nje moment’. Përsosja në kuzhinë fillon me përbërës dhe produkte nga fermerë lokalë që janë përzgjedhur për të siguruar freski, cilësi dhe shije. Kjo rezulton në përsosmërinë e kuzhinës me gatime që i bëjnë thirrje shqisave të syve, aromës dhe shijes.

Po kërkoni një vend ekskluziv në Tiranë gjatë sezonit të Pranverës dhe Verës. Restoranti në tarrace Roof Top është vendi ideal ku mund të shijoni drekën ose darkën.

Restoranti Karlsberg

Darkoni me stil në Restorantin Karlsberg dhe eksploroni kuzhinën tradicionale dhe bashkëkohore në një ambjent elegant dhe mikpritës me një shërbim profesional.